Kryenegociatorja kosovare në dialogun Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri, është vendosur në qendër të akuzave të mediave, për raportin e saj jokorrekt institucional me Parlamentin e Kosovës.

Sipas asaj që raportoi të dielën e përditshmja “Koha Ditore”, Zonja Tahiri ka shpërfillur disa herë një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, që e detyron atë që të raportojë përpara Komisionit për Punë të Jashtme mbi rrjedhjat e këtij dialogu, sa herë që të ftohet në Kuvend.

Më 10 mars është bërë një vit që kur është miratuar kjo rezolutë dhe gjatë këtyre 12 muajve, Tahiri është paraqitur para komisionit funksional vetëm një herë, ndonëse ftesa për raportim i ka mbërritur në tre raste.

Sipas “Kohës Ditore”, edhe më i rëndë është fakti që kryenegociatorja është sjellë me Kuvendin sikur të ishte një institucion. Sipas gazetës, ndonëse është dashur të raportonte në seancë plenare, ajo se ka bërë asnjëherë këtë gjë.

Në pikën 6 të rezolutës për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë shprehimisht thuhet: “I/e emëruari nga kryeministri udhëheqës i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë do të informojë në baza të rregullta Komisionin për Politikë të Jashtme dhe komisionet e tjera përkatëse të Kuvendit të Kosovës dhe do të raportojë edhe në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës”.

Komisioni për Punë të Jashtme ka planifikuar që gjatë marsit ta thërrasë sërish në “bisedë informative”, por ajo nuk ka dhënë shenja se do t’i përgjigjej një ftese të tillë.

Shefes së ekipit negociator vendës i është kërkuar që ta marrë me vete edhe tekstin origjinal të marrëveshjes për prezantimin e Kosovës në nismat rajonale bashkë me përkthimin zyrtar të atij teksti

Top Channel