Sllovaki, votohet për parlamentaret

10/03/2012 08:35

Në Sllovaki janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, me ish-kryeministrin Robert Fico që pritet të dalë fitues.

Sondazhet tregojnë se social demokratët e zotit Fico do të mundin me një diferencë të thellë kryeministrin e qendrës së djathtë, Iveta Radicova.

Gjithësesi, analistët parashikojnë një rezultat me shumë votues të zhgënjyer nga skandalet e korrupsionit. Aktivistët anti-korrupsion u përleshën ashpër me policinë gjatë protestave të së premtes në Bratisllavë.

Organizatorët e demonstratës u bënë thirrje qytetarëve për të mos votuar për partitë politike që janë përfshirë në skandale.

Rreth 300 manifestues lëshuan gurë dhe vezë ndaj policisë, e cila reagoi me gaz lotësjellës për të parandaluar hyrjen e tyre në Parlament.

Zgjedhjet vijnë dy vjet më herët, pasi koalicioni i udhëhequr nga SDKU ra në tetor, kur një nga aleatët e rinj refuzoi të mbështeste ekspansionin e fondit ndihmë të eurozonës.

Gjithësesi, në zemër të protestave të fundit është një dosje e njohur me emrin “Gorilla”, e hartuar nga shërbimet sekrete sllovake, që në dhjetor u shfaq në internet.

Dosja thoshte se grupi financiar “Penta” u kishte dhënë në periudhën 1998-2006 ryshfete partive në pushtet, të udhëhequra nga kryeministri i atëhershëm Mikulas Dzurinda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA