SHBA, spitali refuzon të plagosurin me plumb në qafë

10/03/2012 21:55

Se cfarë kërkon të ndryshojë presidenti Obama në sistemin e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, thjeshtëzohet me shumë në rastin e një pacienti në Bronks të Nju Jorkut.

Pronari i një dyqani në Bronks kishte marrë shkallën dhe po tentonte të rregullonte kamerën e sigurisë në ambjentet e jashtme të dyqanit ku tregtonte, kur papritur dëgjoi të shtëna armësh. Një plumb goditi atë në qafë, megjithëse objektivi i të shtënave nuk ishte ai.

I plagosuri nxitoi të paraqitej menjëherë në spitalin më të afërt. Pikërisht këtu nis “cudia”. Mjekët pasi e panë, i thanë që të paraqitej sërish të hënën në spital për t’i hequr plumbin që i kish mbetur në trup.

Rasti u publikua menjëherë në mediat amerikane, ndërkohë që spitali nuk ka bërë ende asnjë koment. Presidenti Obama prej 2 vitesh kërkon të reformojë sistemin shëndetësor në Shtetet e Bashkuara për të mundësuar shërbimin edhe për personat që nuk kanë mundësi të paguajnë siguracionet.

Por kjo reformë e Obamës është arritur pjesërisht “falë” barrierës së republikanëve në Kongres që i cilësojnë idetë e Obamës si “komuniste”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA