Seria A, Inter “argjentinas”, Napoli goleadë

10/03/2012 00:36

Me dy gola në 3 minutat e fundit Interi kalon Chievon në Verona.

Në minutën e 14-të zikaltërit humbin një 11-metërsh të fituar nga prekja e topit me dorë të Acerbi, por gjuajtjen e Militos e pret Sorrentino. Vetëm pesë minuta më pas është Sneijder që godet traversën me një gjuajtje nga jashtë zone.

Interi ka raste edhe në pjesën e dytë, por goli i Samuel do të vinte vetëm në minutën e 87-të. Argjentinasi godet me kokë pas një goditje nga këndi. Po me kokë nga një kros i Zanetit do të shënonte edhe Milito në minutat shtesë, duke shlyer gabimin e penalltisë së humbur.         

Spektakël dhe gola në sfidën tjetër të Serisë A, mes Napolit dhe Kaljarit të përfunduar 6-3. Për Kaljarin nuk mjafton tregolëshi i Larrivey, pasi Napoli shënon me Hamsik, Canavaro, Astori autogol, Lavezzi nga 11-metërshi, Gargano dhe Maggio.  

Këto ishin dy sfidat e para të javës së 27-të të Serisë A, ndërsa ndeshjet e tjera pritet të luhen të shtunën dhe të dielën.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA