Athina zyrtare dhe shumica e udhëheqësve të Bashkimit Evropian kanë
paraqitur si të suksesshme marrëveshjen për shkëmbimin e bonove greke të
thesarit dhe reduktimin e borxhit grek.

Duartrokitje jane degjuar ne mbledhjen e kabinetit te kreyministrit, vete Lukas Papadhimos e ka quajtur nje dritare shprese dhe shansi per Greqine.

“Per here te pare Greqia nuk e shton por e pakeson borxhin publik nga shpatullat e qytetareve te saj dhe te brezave te ardhshem. Me reduktimin e borxhit me gati 105 miliarde euro ne greket mund te shohim te ardhmen me besim me te madh”, tha Papadhimos.

Por duket se nuk mendojne keshtu tregjet financiare. Ne fillim agjencia e vleresimit Fitch e ka vendosur Greqine ne statusin e falimentimit te pjesshem ,kurse Moodys cileson se Greqia ka falimentuar tashme sepse zoteruesit e letrave me vlere te saj kane humbur nga shkembimi i tyre, 70% te parave dhe ka ruajtur nivelin me te ulet te vleresimit per ekonomine greke.

Nga ana tjeter edhe komisioni i Unionit Nderkombetar te Kembimeve (ISDA) e ka quajtur reduktimin e borxhit grek ngjarje financiare,per arsye se per disa fonde apo subjekte, Greqia eshte detyruar te shkurtoje borxhin ne menyre te njeanshme, pasi ato nuk kane pranuar te marrin pjese ne shkembimin vullnetar. Analistet vendas presin qe besimi i tregjeve do te fitohet ne baze te kohes dhe te shkalles se zbatimit te reformave.

“Populli grek dhe të huajt do të fillojnë të kuptojnë se ka një situatë e qëndrueshme. Ne jemi brenda ne eurozone. Dhe ky eshtë ndoshta mesazhi më i rëndësishëm i marrëveshjes”, thotë Panajotis Petrakis, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Per ‘Financial Times’ marreveshja e reduktimit te borxhit grek ishte e demshme per Italine dhe Spanjen,sepse kreditoret e huaj kane kohe qe nuk blejne me bono thesari nga keto shtete, ndersa e perditshmja gjermane ‘Der Spiegel’ thekson, se kriza e vertete ne Greqi nuk ka ardhur ende duke parashikuar nje falimentim te vertete brenda pak kohesh te shoqeruar madje dhe me trazira sociale. Nderkohe qe kreu i FMN-së, Kristin Legard ka deklaruar se do te propozoje nje kredi te re me vlere prej 28 miliardë euro per Greqine,qeveria Papadhimos qysh dje ka miratuar masa te reja prej 6 miliard euro te cilat do te prekin perseri kryesisht shtresat punetoreve dhe pensionistet.

Top Channel