Pakistani, ndalon grupin ekstremist islamik

10/03/2012 04:04

Qeveria e Pakistanit ka lëshuar një urdhër ndalimi për grupin ekstremist islamik më të madh të vendit.

Ahle Suneti Wal Xhemati është ndaluar më parë në vitin 2002 nga udhëheqësi i atëhershëm pakistanez, Gjen. Pervez Musharrafi.

Aktivistët e një grupi pro Al-Kaedas, të njohur si “Sipah e Sahaba” (SSP), apo Ushtarët e Shokëve të Profetit, kanë qenë të dënuar për vrasjen e qindra myslimanëve Shiitë.

Kreu i grupit e ka përshkruar ndalimin si absurd. Minoritetet e tjera, objektivat e sigurisë dhe ambasadat kanë qenë shënjestër  e anëtarëve të grupit.

Grupi gjithashtu ka qenë kohët e fundit në krye të një aleance të grupeve ekstremiste (Difa-Mbrojtja e Këshillit të Paksitanit) që bënte thirrje për t’i dhënë fund marrëdhënieve të vendit me SHBA-në.

Top Channel