Barca, projekton skuadrën e sezonit të ri

10/03/2012 00:00

Barcelona ka filluar të mendojë që tani për përforcimin e saj në sezonin
e ardhshëm. sipas asaj që publikohet te ‘El Mundo Deportivo’ drejtuesit
e klubit katalanas kanë vakorduar një fond prej 50 milionë eurosh për
merkaton e transferimeve, shifër kjo që pritet të jetë më e lartë për
shkak të largimeve të mundshme të disa futbollistëve.

Barcelona, për sezonin e ardhshëm kërkon një qendërmbrojtës, një mbrojtës të majtë por që mund të luajë edhe në poziocionëe të tjera si dhe një sulmues shumë të mirë. Emri më i lakuar për rolin e qendërmbrojtësit është ai i Tiago Silvës, ndërkohë që nuk është larg vëmendjes as Havi Martinez.

Për krahun e majtë insistohet gjithnjë e më shumë për Xhordi Alba. Por nëse nuk arrihet në një marrëveshje me futbollistin e Valencias, atëherë Barcelona do ta sdrejtojë vëmendjen te Kolarov.

Por bomba e vërtetë e merkatos së kampionëve të Spanjës është blerja e brazilianit Nejmar. Sulmuesi 20-vjeçar mendohet të bëhet futbollist i Barcelonës në vitin 2014, kur i skadon edhe kontrata me Santosin, por tratativat mund të përfundojnë edhe më shpejt.

Top Channel