Itali, protestë kundër ligjit të punës

09/03/2012 00:00

Mijëra njerëz iu bashkuan thirrjes së sindikatës së metalurgëve FIOM në Itali për të protestuar kundër reformës në ligjin e punës që qeveria e Mario Montit po përpiqet të miratojë si pjesë e masave shtrënguese për vendin që të dalë nga kriza.

FIOM është një prej sindikatave më të mëdha e kompanisë FIAT dhe si pjesë e protestës është edhe një grevë 4 orëshe.

Ndryshimi që prek punëtorët është neni 18 në këtë ligj që qeveria kërkon të anulojë. Në këtë nen parashikohet që kompanitë me më shumë se 15 punonjës duhet të ripunësojnë dikë të pushuar në mënyrë të padrejtë me pagesë të plotë të pagës së humbur.

Sipas qeverisë italiane ky nen nuk mund të jetë një tabu dhe s’ka se pse të mos ndryshohet. Por sindikatat janë kundër, pasi ky nen, sipas tyre, nëse ky nen hiqet, drejtuesit mund t’i pushojnë ata nga puna kur të duan dhe pa asnjë pasojë.

Protestuesit hodhën parrulla kundër kryeministrit Monti duke e akuzuar se nuk po trajton njësoj të gjithë njerëzit, ndërsa tani u prek dhe të drejtën për të punuar.  

Top Channel