Qeveria greke do të rifillojë bisedimet me fqinjet e saj, për të vendosur lidhur me kufijtë detare dhe zonën ekskluzive ekonomike.

greke të Jashtme. Sipas informacioneve të para, diplomatë të lartë grekë kanë filluar kontaktet me qeveritë e Egjiptit, Libisë, Izraelit, Shqipërisë, si dhe me Italinë.

Edhe pse Greqia kishte një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë që në vitin 1975, por tashmë Greqia konsiderohet palë, mbas marrëveshjes së sellfit ndërkombëtar, ose e quajtur ndryshe marrëveshja e detit, firmosur midis Shqipërisë dhe Greqisë në vitin 2009, ku sic dihet, Shqipëria i fal Greqisë rreth 440 kilometra katrore det në pjesën përballë Himarës e deri në Karaburun.

Burimet sqaruan se bisedimet me Egjiptin dhe Libinë konsiderohen si më emergjente, pasi në zonën detare në jug-lindje të ishujve greke të Egjeut dhe në jug të Kretës, besohet se kanë sasi tepër të mëdha hidrokarburesh. Pikërisht këto zona janë dhënë për kërkime pak kohë më parë dhe rezultatet e para janë tepër inkurajuese, thonë burimet.

Lidhur me bisedimet me Shqipërinë, Top Channel mësoi se dy qeveritë dëshirojnë të c’bllokojnë situatën e krijuar mbas rrëzimit të kësaj marrëveshje nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Për këtë, diplomatë të Ambasadës greke në Tiranë, por edhe në kontakte të drejtpërdrejta në nivel tepër të lartë në qeverinë shqiptare, kanë filluar përgatitjet për të bërë disa ndryshime termash në këtë marrëveshje.

Burimet i thanë TCH, se nuk pritet të ketë ndryshime rrënjësore në draftin e parashikuar. Bisedimet pritet të fillojnë në nivel teknik brenda pak kohësh, ndrësa marrëveshja pritet të ri-firmoset brenda 2012.

Top Channel