Gjuetia e balenave, Japonia mbyll sezonin

09/03/2012 00:00

Japonia i ka dhënë fund sezonit të gjuetisë së balenave duke arritur më pak se 1/3 e objektivave të saj.

Lajmi njoftohet nga agjencia japoneze e peshkimit e cila lajmëroi se flota po kthehet në shtëpi. Zakonisht gjuetarët e flotës japoneze gjatë sezonit nga vjeshta deri në pranverë kapin rreth 1 mijë balena, ndërsa këtë herë kapën vetëm 250.

Prej 25 vjetësh ndalohet gjuetia e balenave por Japonia thotë se gjuan balena për programe shkencore kërkimi dhe jo për tregti. Por kritikët dhe organizata të mbrojtes së balenave deklarojnë se Japonia po vazhdon gjueti, vecse tani me “një tjetër arsye”.

Grupi kundër gjuetisë së balenave, Sea Shepard konfirmoi se flota japoneze po largohej nga Oqeani Atlantik. Sea Shepard është armiku i betuar i balenierave japoneze dhe misioni i anëtarëve të kësaj organizate është të pengojnë gjuetinë. Nuk mungojnë përplasjet në det mes tyre që disa herë kanë përfunduar me lëndime.

Sipas ekspertëve, fakti që gjuetia japoneze këtë herë nuk ka shkuar ashtu sic pritej, mund të shpjegohet me arsye, e para që Japonia të jetë ndërgjegjësuar dhe të ketë pakësuar sasinë e gjahut ose numri i balenave është pakësuar ndjeshëm, pa përmendur këtu edhe pengesat që hasin gjuetarët nga aktivistët e mbrojtjes së balenave. 

Top Channel