Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, takoi dje përfaqësuesen e Përhershme të Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovksy dhe Rajeev K. Swami, specialist i Lartë i Menaxhimit Financiar për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore të BB.
Leskaj i prezantoi Lvovksyt përparësitë strategjike të KLSH-së, sikurse janë intensifikimi i punës për zbatimin e standardeve të përditësuara të INTOSAI dhe rritja e performancës së stafit të institucionit, krahas thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij.
Nga ana e saj, Lvovksy deklaroi se, KLSH ka një pozicion shumë jetik për t’u dhënë jo vetëm donatorëve, por edhe taksapaguesve shqiptarë sigurinë se paratë e tyre shpenzohen si duhet.
Ajo premtoi se BB do t’i shikonte shumë shpejt mundësitë konkrete të saj për dhënien e asistencës teknike për KLSH. Swami vlerësoi projektidenë e Leskajt për KLSH-në, paraqitur në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat në dhjetor 2011 dhe materialin e tanishëm të paraqitur me ide konkrete për bashkëpunim.
Top Channel