Sarkozy: Tërhiqem nga politika, nëse s’fitoj garën

08/03/2012 00:00

Presidenti francez Nikolas Sarkozy deklaroi se ai do të terhiqet nga
politika nëse nuk fiton në zgjedhjet presidenciale të 22 prillit dhe 6 majit, ashtu siç parashikojne gjerësisht sondazhet.

Në një intervistë për radion RMC, Sarkozy gazetari e pyet se çdo te bente ai me karrieren politike ne kushtet e nje disfate.

Gazetari: Nëse ju do të humbi zgjedhjet presidenciale a do ta lini politiken?

Sarkozy: Po. Ju mund ta beni serish pyetjen por do te them serish “Po”

I zgjedhur në vitin 2007, me gjashte pike perqindje ndaj rivales socialiste, Segolen Rojal, udheheqesi francez perballet me nje kundershtar te ndryshem dhe me te forte, Francois Hollande. Pese vitet ne pushtet nuk kane qene te lehte per njeriun qe mberriti ne Elize pas Zhak Shirak, me premtimin e nje fillimi te ri dinamik, mbeshtetur tek politikat e partise se tij UMP.

Politikat radikale siç ishte rritja e moshes se pensionit ne vitin 2010 nga 60 ne 62 vjec kundershtoi plotesisht te majten, ndersa aleatet e tij shprehen hapur mosaprovimin per stilin e tij te drejtimit. Pengesa me e madhe per te ne keto zgjedhje presidenciale eshte ekonomia e France. Ne janar, agjensia e klasifikimit, “Standart and Poor’s” zhvleresoi ate; nga 3 A ne dy A+.

Top Channel