Obama, në 91-shin protestë kundër racizmit

08/03/2012 00:00

Në vitin 1991, në Harvard, Barack Obama zbriti në protestë kundër
racizmit. Ngjarja tregohet në një video të transmetuar në Youtube, por e
papublikuar më parë.

Atëherë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara ishte 30 vjeç dhe fliste për një fushatë në favor të diversitetit në fakultete.

Protesta u organizua me nismë të profesorit të parë me ngjyrë të universitetit, Derrick Bell, pasi institucioni arsimor kishte refuzuar katedrën e një mësueseje me ngjyrë, Regina Austin.

Obama mbajti një fjalim përpara personave të mbledhur dhe jo pak herë përdori batuta ndaj personave që refuzuan pedagogen me ngjyrë.

“Hapni zemrat tuaja dhe hapni gjithashtu mendjet tuaja ndaj fjalëve të profesorit Derrick Bell”, u tha Obama të pranishmëve 21 vjet më parë.

Charles Ogletree, profesor i Universitetit të Harvardit, ka pranuar ndërkohë se e kishte fshehur videon e diskutueshme me Obama-n, i cili atëherë ishte kreu i një lëvizjeje studentore.

“E fsheha gjatë fushatës së vitit 2008. Nuk më intereson nëse e gjetën tani”, ka deklaruar Ogletree. Megjithatë, nuk është e qartë përse ai ndjeu nevojën të mbronte Obama-n duke e fshehur videon gjatë fushatës elektorale të katër vjetëve më parë.

Publikimi i saj vjen në një kohë kur presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara po bëhet gati të kandidojë për një mandat të dytë për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel