
Arsen Venger rrezikon të ndëshkohet sërish nga UEFA. Trajneri i Arsenalit nuk kurseu kritikat ndaj gjyqtarëve në fund të takimit me Milanit duke i akuzuar ata se kishin dhënë shumë goditje dënimi të paqena në favor të kuqezinjve.
Komentet e tij nuk u pëlqyen nga drejtuesit e futbollit europian dhe vendimi për të do të merret nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s në datën 29 mars.
Nuk është hera e parë që tekniku i Arsenalit dënohet nga UEFA për kritikat ndaj arbitrave. Një vit më parë ai u dënua me një ndeshje pezullim pasi iu kundërvu gjyqtarit zviceran, Massimo Busaka pas eleminimit nga Barcelona në fazën 1/8 të finaleve të Ligës së Kampionëve.
Në muajin gusht ai u ndëshkua me dy ndeshje të tjera pasi theu rregullin e skualifikimit duke komunikuar me ndihmësin e tij nga tribuna e stadiumit gjatë njërës prej dy ndeshjeve kualifikuese me Udinezen.
Top Channel