Në orën 22 të mbrëmjes së të enjtes mbyllet zyrtarisht lista e
kreditorëve të huaj dhe vendas, që zotërojne bono greke të thesarit, për
të marrë pjesë në programin e shkëmbimit vullnetar të tyre me
obligacione të reja, në mënyrë që të reduktohet borxhi kolosal i
Greqisë. 

Sipas ketij progami banka te huaja dhe vendase, organizma dhe individe, bartes te bonove greke me vlere prej 206 miliard euro do t’i shkembejne ato me bono te reja te sigurise se larte (AAA), ne 53.5% te vleres se tyre dhe me nje norme interesi nga 3 deri ne 4 %,qe mund te rritet edhe me shume ne se ekonomia greke do te kete zhvillim.

Zyrtare te BE kane bere thirrje per nje pjesmarrje te gjere, ndersa komisioneri per Ekonomine, Olli Rehn tha se nuk do të kishte ofertë më të mire dhe se reduktimi i borxhit grek eshte jetik për stabilitetin financiar në eurozonë. deri ne mesditen e se enjtes, rreth 60 me 70% e zoteruesve te  bonove greke ,mbi 40 banka te huaja dhe vendase, si dhe 9 fonde pensionesh e sigurimesh shoqerore kane deklaruar pjesëmarrjen e tyre. Humbësit më të mëdhenj në kete program pritet te jenë fondet e sigurimit social.

“Bankat greke dhe fondet sociale do te kene humbje të mëdha dhe ky është një problem social, pasi bankat janë siguruar nga ana e rikapitalizimit, ndersa fondet sociale jo”, thotë Panajotis Petrakis, profesor i Departamentit të Ekonomisë.

Te pakten 6 prej skemave dhe fondeve te pensioneve nuk kane pranuar te marrin pjese ne kete program.

“Qeveria e koalicionit dhe trojka janë duke zbatuar planin më barbar kundër fondeve të sigurimeve shoqërore “, thotë Ilias Vrettakos, zëvendëspresident i Konfederatës së nëpunësve civilë.

Marreveshja do te quhej e suksesshme ne se do te pranonin shkembimin vullnetar rreth 90% e subjekteve shprehen burime prane Ministrise greke te Financave . Shkurtimi i borxhit grek me te pakten 107 miliard euro, paketa e huase prej 130 miliard euro nga BE si dhe reformat dhe reduktimet ne sektorin publik kanë për qëllim ta ulin borxhin e Greqise ne vitin 2020 në 120.5% nga 160% qe eshte tani, per ta bere ate te qendrueshem.

Top Channel