Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, Aleanca e Gruas së Kosovës protestoi duke kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së, ish-kryeminister i Kosoves, u dorëzua vullnetarisht në Hagë pikërisht në 8 marsin e 7 viteve më parë. Por, pas kthimit dhe shpalljes i pafajshëm, çështja ndaj tij do të rihapej përsëri disa vite me vone.

Gratë e Aleancës në protestën e tyre bënë shumë pyetje në adresën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Ato thanë se në këtë ditë kur flitet për barazi, për Ramush Haradinajn nuk ekziston e tillë, madje e ripërsëriten se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.

Donika Kadaj-Bujupi, kryetarja e Aleancës së Gruas, tha se në këtë datë, kur 7 vjet më parë u ngrit aktakuza e padrejtë ndaj Ramush Haradinaj, po shprehin pakënaqësi ndaj procesit të stërzgjatur, i cili po ndodh në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ndërsa protestën e kanë përmbyllur me shpresën se në vitin e ardhshëm Ditën e Gruas, do ua uroje vete Ramush Haradinaj në Kosovë.

Top Channel