“Nuk duam lule, duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”. “Lëre që nuk ndërmorën asgjë, por 13 vjet pas luftës dhe 4 vjet pas pavarësisë ata na kthyen rezolutën e UNMIK në vend që gjithë këto vite të kërkojnë shpërblim për dëmet e luftës, drejtësi për masakrat, të kërkojë drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës, lideri i asaj kohe dhe kryeministër i shtetit me fusnotë i dha mundësi Serbisë të integrohet në BE, ndërsa hapi kufijtë përdhunuesit”. Me këtë fjalim të Igballe Rugova, Rrjeti i Grave të Kosovës ka zgjedhur të protestojë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Qeveria të na kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur nga kriminelet serb”. “Serbia të kërkoi falje për gjitha krimet e kryera në Kosovë”. “1244 hap dyert përdhunuesve që të kthehen në Kosovë”.
Protesta e grave kosovare kishte për synim të shprehë hapur përçmimin e grave dhe vajzave të dhunuara, pasi shumë prej tyre jetojnë të lënduara dhe të izoluara.

Për të përkrahur gratë e dhunuar në luftë u organizua edhe një Tribunë. Sipas të dhënave mosha e viktimave të dhunuara në luftë ishte nga 15 -80 vjeç.

Ndër të tjera rrjeti i gruas së Kosovës, i ka dërguar një letër qeverisë të cilës i ka kërkuar mbështetje në mënyrë publike e institucionale për të gjitha gratë që kanë përjetuar dhunimin gjatë luftës dhe se ato gra që e shprehin hapur përjetimet e tyre.

Mes tjerash gratë e dhunuara në luftë kërkojnë një ligji i cili do t’i mbronte ato dhe mbi të gjitha të kenë një asistencë sociale.

Top Channel