Tension pozitiv tek Milani. “Përplasja” mes Ibrahimovic dhe trajnerit Allegri pas ndeshjes ndaj Arsenalit është parë me sy të mirë nga administratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani.
“Sa më i nxehur të jetë Ibra, aq më mirë është për ne”, ka theksuar Galliani.
Sulmuesi suedez është treguar shumë i hidhëruar për humbjen 3-0 që Milan pësoi në Londër edhe pse ekipi i tij u kualifikua për në çerekfinalet e Champions League pasi kishte fituar takimin e parë 4-0.
“Humbje të tilla nuk duhen pësuar nga një ekip si Milani. Nuk është e pranueshme një humbje e tillë për ne. Duhet të jemi më stabël në lojën tonë”, theksoi Ibra, i cili sulmoi edhe Allegrin në deklaratat për mediat suedeze.
“Kam luajtur jashtë rolit tim të zakonshëm në skemën me tre sulmues. Kisha frikë gjatë gjithë kohës që Arsenali do të shënonte golin e katërt. Ishte një lehtësim i madh kur arbitri e mbylli ndeshjen”, deklaroi sulmuesi.
Top Channel