Europa përgëzon reagimin e Arsenalit ndaj Milanit

08/03/2012 00:00

Mediat në kontinent mbajnë frymën për superndeshjen e Arsenalit ndaj Milanit, edhe pse u eliminua.

“Sky Sports”: Një dështim i famshëm: Arsenali mundi Milanin 3-0, por doli nga kompeticioni me rezultat të përgjithshëm 4-3”. “BBC”: Heroizmi i Arsenalit dështoi vetëm për pak”. “The Sun” e titullonte faqen e saj: “Djem, ju e bëtë krenar Arsenalin”.

Ndërsa titulli i “Daily Mirror” ishte “Topçinjtë”, sa pranë dhe sa larg”. “Përfundoi me dështim madhështor, por do mbetet një nga netët më të mëdha europiane të Arsenalit”. “La Gazzetta dello Sport” shkruante: “Milan, çfarë frike, por je në çerekfinale”.

Sipas “Tgcom” “Milani ecën përpara me frikë. Arsenali fitoi 3-0 dhe tronditi kuqezinjtë që gjithsesi arrijnë çerekfinalet”. “Marca”: “Arsenali afrohet, por nuk kalon”. Ndërsa te “Kicker” citohet: “Topçinjtë’ nuk i mbajti fryma. Arsenali tha lamtumirë nga Champions më shumë sesa me stil”. “L’Equipe”: “Arsenal me spektakël, por pa çerekfinale. I mundur 0-4 në ndeshjen e parë, Arsenali iu afrua mrekullisë”.

Top Channel