Arvizu: Shqipëria, shembull i tolerancës

08/03/2012 18:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikes kanë vlerësuar rolin e Shqipërisë në ofrimin e një modeli pozitiv përsa i përket tolerancës fetare si dhe kanë vlerësuar mbrojtjen e hebrenjve në vendin tonë gjatë Luftës së Dyte Botërore.

Kete fakt e evidentuan, ambasadori i SHBA-se, Aleksander Arvizu dhe dy perfaqsuese te zyres se Sekretares se Shtetit Amerikan Hillary Clinton, Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith, ne viziten e tyre prane Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ne kryeqytet.

Ministri Bumçi theksoi se: ”Shqipëria është bërë pjesë e nismës së ndërmarrë në 2011 për të luftuar urrejtjen dhe për të nxitur tolerancën fetare si dhe do të japë kontributin e saj për këtë nismë”.

Ndersa kur u pyet persa i perket ngritjes se nje permendoreje apo muzeu per te perkujtuar viktimat e Holokaustit si dhe per te vleresuar rolin e atyre qe kane mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, Z.Bumci tha se kjo ishte nje nisme e mire, e cila mund te konkretizohet në të ardhmen.
 
Nga ana e perfaqsueseve amerikane, Znj. Rosenthal, vuri ne dukje se edhe ajo vete ishte pasardhese e nje familjeje e cila kishte vuajtur pasojat e Holokaustit dhe i kishte mbijetuar atij.  

Ajo u shpreh se Shqiperia ishte nder vendet e vetme ne bote qe i kane mbrojtur hebrenjte gjate Luftes se Dyte Boterore, fakt te cilin ajo e vinte ne dukje ne te gjitha vendet ku shkonte si diplomate. Per kete, sipas saj, vendi yne meriton respekt dhe mirenjohje te veçante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA