Kryeministri libian: Vendi nuk do të ndahet

07/03/2012 16:05

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, i cili po kryen rolin e një qeverie të përkohshme në Libi, refuzoi kërkesën e disa përfaqësuesve të krahinave lindore për autonomi të gjerë dhe një shtet federal.

Kryeministri Mustafa Abdel Jalil kërkoi nga liderat vendorë që të përfshihen në një dialog, por përjashtoi mundësinë e dhënies së të drejtave të gjera të vetadminsitrimin për zonën ku është e përqendruar edhe pjesa më e madhe e rezervave të naftës së vendit.

”Do të përdorim edhe forcën nëse do të jetë e nevojshme për të mbajtur Libinë të bashkuar”, paralajmëroi Jalil, i cili shtoi se besnikët e Gaddafit janë duke u infiltruar në radhët e autoriteteve vendore, në një tentativë të qartë për të destabilizuar vendin.

Një ditë më parë, përfaqësues të krahinës së njohur ndryshe Sirenaika, kërkuan zyrtarisht autonomi të gjerë për zonën në lindje të Sirtes dhe me qendër qytetin e dytë më të madh në vend, Bengazin.

Ata parashtruan një plan, i cili nëse do të realizohet, do të formojë një parlament rajonal dhe do t’i japë kontroll të plotë pushtetit vendor mbi policinë dhe strukturat e tjera qeveritare.

Sipas ekspertëve, një lëvizje e tillë mund të përbënte një hap të parë drejt ndarjes së vendit, prandaj reagimi kundër i Tripolit zyrtar ishte i pritshëm. i pandryshuar, plani në fjalë do të krijonte virtualisht një shtet brenda shtetit.

Top Channel