Francë, Sarkozy plan për reduktimin e të huajve

07/03/2012 04:15

Presidenti francez Nicolas Sarkozy tha se Franca ka shumë të huaj dhe se sistemi për t’i integruar ata po punon gjithmonë e më keq.

Në një debat televiziv, zoti Sarkozi mbrojti planin e tij për të përgjysmuar numrin e të sapoardhurve nëse ai rizgjidhet muajin e ardhshëm.

Nga sondazhet paraprake, Sarkozi ndodhet aktualisht pas kandidatit socialist, Fransua Hollande.

Ai gjithashtu është duke konkurruar për votuesit konservatorë me partinë e ekstremit të djathtë, Fronti Nacional të udhëhequr nga Marine Le Pen.

Presidenti tha se ndërsa emigracioni mund të jetë një ndihmë për Francën, ka nevojë të kontrollohet më fort nëpërmjet rregullave më të ashpra për rezidentët.

Sarkozy, babai i të cilit ishte një emigrant hungarez, gjithashtu tha se dëshiron të kufizojë disa pagesa përfitimi për emigrantët që ndodhen në vend prej 10 vjetësh.

Top Channel