Vështirësitë e mësimit shqip i kanë përjetuar më gjatë shqiptarët e Kosovës. Ndaj përvec luleve, festave dhe cmimeve, 11 vjet pas clirimit mësimdhënësit kosovarë nuk mund të mos e kujtojnë kohën kur 7 Marsi nuk shënohej fare sepse mësimi shqip zhvillohej në fshehtësi.

Më e vecantë kjo festë është për mësuesen Shkëndije Nagavci Bokshi e cila u shpall Mësuesja e Vitit duke u nderuar me cmimin “Shaban Jashari’ nga Ministria e Arsimit e Kosovës.
 
“Ndihem e privilegjuar, e nderuar me këtë cmim që më dhuruat, cmim të një mësuesi të madh nga familja Jashari”, deklari në fjalën e rastit, mësuese Shkëndije Bokshi.
 
“Kemi patur vështirësi nga më të ndryshmet ku gjenden rrënjët e mësuesve tanë”, tha Ministri i Arsimit, Ramë Buja.

Edhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa në një takim që pati me mësimdhënësit e shkollave të kryeqytetit tha se festa e 7 Marsit e ka simbolikën dhe rëndësine saj për  faktin se gjenerata të tëra janë sakrifikuar për mësimin shqip. Në këtë aktivitet u shënua edhe 65-vjetori i themelimit të shkollës së mesme teknike “28 Nëntori” me c’rast u publikua monografia e saj.
 
“Sot Kosova ka arsye të jetë krenare me mësuesit e saj. Fëmijët tanë përditë shënojnë arritje në fushën e dijes dhe sot po bëhen të barabartë përballë konkurentëve europianë”, tha kreu i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Nëpërmjet një komunikate, presidentja Atifete Jahjaga përmendi  sakrificën e mësimdhënsëve kosovar në vitet ‘90 të cilët mbajtën gjallë shkollën shqipe, si një shtyllë të fortë të qëndrueshmërisë në përpjekjet tona për të krijuar shtetin e pavarur të Kosovës.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi u uroi 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve. Ai tha se qeveria do të angazhohet edhe më shumë për thellimin e reformave në edukim, duke e bërë arsimin njërën nga komponentët themelorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës së re dhe europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA