Sulmohet me gurë autobusi i linjës Tiranë-Athinë

06/03/2012 00:00

Një autobus i linjes Tiranë-Athinë është sulmuar me gurë mbrëmjen e
djeshme në superstradën Lushnjë-Rrogozhinë pranë fshatit Golem.

Nga goditja me gurë janë thyer xhamat e parë të mjetit dhe është plagosur një efektiv policie që ndodhej në sediljen e parë të autobusit. Sipas drejtuesit te mjetit kjo eshte hera e dyte qe autobusi i kesaj linje sulmohet ne te njejtin vend.

Pas incidentit eshte bere padia ne komisariatin e policise se Lushnjes per kete rast. Policia ka njoftuar nisjen e kerkimit per autoret.

Top Channel