SHBA, “praktikë eleminimi ndaj terrorit”

06/03/2012 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë sqaruar për herë të parë në publik se kur mund të vriten qytetarët amerikanë që komplotojnë sulme ndaj vendit.

Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder deklaroi se amerikanët që jetojnë jashtë vendit mund të jenë objektiva të këtij rregulli nëse ata përbëjnë rrezikshmëri për sigurinë e SHBA.

Administrata Obama u kritikua nga grupet e të drejtave të njeriut, pas vrasjes së klerikut islamik, Anuar al-Aulaki në vitin 2010, pasi vendlindja e tij ishte Amerikan. Holder deklaroi se SHBA është në luftë dhe nuk ka nevojë për një aprovim nga gjykata për të marrë masa.

Sipas Holder, praktika e eleminimit do të përdoret vetëm nëse personat e kërkuar dhe të cilësuar si të një rrezikshmërie të lartë nuk mund të kapen të gjallë.

“Parimi i humanitetit kërkon që të përdorim armë që nuk shkaktojnë dhimbje të panevojshme. Këto parime nuk ndalojnë përdorimin e teknologjisë”, tha Holder. Ai nuk foli për programe të caktuara, por tha se tek ekstremistët që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, përdorimi i dhunës është i justifikuar.

Top Channel