Rusi, lirohen aktivistët e opozitës

06/03/2012 00:00

Policia ruse ka liruar rreth 250 aktivistë të opozitës që u ndaluan
mbrëmjen e së hënës në Moskë pas protestave kundër rizgjedhjes president
të Vladimir Putin.

Lideri i protestave, Alexey Navalny, i cili u arrestua gjithashtu nga forcat e policisë, deklaroi se protestat do të vazhdojnë “derisa ne të fitojmë”.


Putin u rizgjodh për një mandat të tretë
presidencial ditën e diel, në një proçes votimi që vëzhguesit e cilësojnë tërësisht me defekte.

Navalny dhe bashkëpunëtori i tij Sergei Udaltsov do të përballen me nga një gjobë deri në 2 mijë rubli, ose 68 dollarë, për cënim të rendit publik.

Në Shën Petersburg rreth u arrestuan rreth 300 aktivistë të opozitës dhe ende nuk dihet me saktësi se sa prej tyre janë liruar.

Një turmë prej 20 mijë personash u mblodhën në Sheshin Pushkin të Moskës mbrëmjen e së hënës, të organizuar nga Navalny dhe Udaltsov. Autoritetet kanë lejuar mbajtjen e manifestimit.

“Batakçinjtë dhe hajdutët po qëverisin Rusinë dhe vetëm ne mund t’i ndalim ata”, deklaroi Navalny para personave të tubuar.

Edhe pse shumë protestues u larguan në mënyrë paqësore, policia anti-turmë u vu në lëvizje duke kryer arrestimet masive, me pretendimin se ata ishin përpjekur të zgjasin më tej tubimin.

Si zoti Navalny, një bloger që denoncon korrupsionin, ashtu edhe zoti Udaltsov janë arrestuar edhe më parë për qëndrimet e tyre opozitare ndaj politikave të Kremlinit.

Top Channel