Të martën në mëngjes, nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Task Forcës Anti-korrupsion kanë arrestuar katër persona dhe kryer bastisje nëpër shtëpi dhe hapësira të ndryshme në Vushtrri.

Bastisjet dhe arrestimet janë kryer në kontekst të një hetimi lidhur me shkeljet penale duke përfshirë okupimin e paligjshëm të pronës së paluajtshme, shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimin, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm dhe krim të organizuar.

Nuk bëhen me dije emrat e personave të arrestuar, ndërkohë që hetimet vijojnë edhe më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA