Izraeli paralajmëron Iranin

06/03/2012 00:00

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se koha po mbaron, për të ndaluar programin bërthamor të Iranit.

Duke folur në konferencen e organizuar nga Komitetit i Marredhenieve SHBA-Izrael, Netanjahu u tha 13 mije delegateve se vendi i tij është i vendosur për të parandaluar që Teherani të arrije armen berthamore.

“Ne i lëmë të gjitha mundësitë mbi tryeze dhe përmbajtja- përfundimisht- nuk është opsion. Shteti Hebre nuk do te lejojë ata qe kerkojnë shkaterrimin tone, për të siguruar mjetet drejt atij qellimi. Një Iran Bërthamor duhet ndalur”, tha Netanjahu.

Presidenti Barak Obama, gjatë takimit me udheheqesin izraelit, në Shtepinë e Bardhë, tha se është koha e diplomacisë, por duke shtuar se të gjithë mundësitë janë të hapura. Izraeli beson se Irani kërkon ka vetëm një qellim të zhvillojë dhe sigurojë bombën atomike.

“Miqte e mi, ne vleresojme thellesisht aleancen e madhe mes dy vendeve tona, por kur flitet per mbijetesen e Izraelit, ne gjithnje duhet te mbetemi “padronë të fatit tonë”, tha Netanjahu.

Pas disa vitesh të presionit ndërkombëtar dhe deshtimit të perseritur të negociatave. Kohët e fundit janë shtuar spekullimet për një sulm të mundshëm kundër Iranit. Washingtoni vendosi sanksione me te ashpra kunder Iranit, perfshire Banken Qendrore dhe naften. Para takimit mes presidentit amerikan Barak Obama dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, shefi i Agjensise Nderkombetare te Energjise Atomike, Jukija Amano shprehu shqetesimet serioze se Irani po punon fshehurazi per te arritur bomben atomike.

Top Channel