Një fëmijë vetëm 10 vjec nga Shushica e Elbasanit në muajin qershor të vitit 2010 ka rënë pre e përdhunimit të 22-vjecarit, Armand Doda i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Por ngjarja e rëndë ka tronditur psikologjikisht të miturin që në atë kohë ishte vetëm 8 vjec. Babai i të miturit, Pëllumbi kërkon që fëmija t’u nënshtrohet seancave psikologjike, pasi që prej dhunimit ai ka mjaft probleme me shëndetin mendor. Sipas tij, 10-vjecari, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, tashmë është bërë mjaft agresiv dhe flet përcart.

Pëllumbi është në gjendje të vështirë ekonomike dhe nuk ka asnjë mundësi që të financojë shërbimet shëndetësore për vogëlushin, duke kërkuar vëmendjen e shtetit i cili nuk ia ka siguruar shërbimin pas ngjarjes tragjike.

“Djali flet kot më kot, s’është në terezi. Mjekët nuk më ndihmojnë, duan lekë. Kur ishte nusja gjallë nuk fliste, tani ka filluar të jetë i trembur, i trishtuar. Ka 2-3 muaj që ka nisur problemi. Flet përcart dhe grindet me fëmijët e tjerë”, thotë Pëllumbi.

Anxhela, vetëm 13 vjec, vajza e Pëllumbit që pas vdekjes së të ëmës ka marrë barrën e të zonjës së shtëpisë. Të kujdesesh për vëllain është shumë e vështirë sepse ai nuk kupton asgje rreth e rrotull, thotë ajo.

Top Channel