9 muaj burg “herkulit” shqiptar

06/03/2012 00:00

“Herkuli” shqiptar tre herë mbajtësi titullit “Njeriu më i fortë në Britani”, Xhimi Marku është dënuar nga drejtësia britanike për posedim me qëllim furnizimi i kanabis sativa me një vlerë në treg prej më shumë se 65 mijë stërlinash.

37-vjecari Marku është shpallur fajtor dhe është dënuar nga gjyata Harrow Crown Court në Londër me 9 muaj burg, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, Anton Prengën 36 vjec dhe Adriatik Dostin 39 vjec dhe dhe irlandezin Mekourt.

Sipas njoftimit të Scotland Yard, dënimi bëhet pas një operacioni sekret të Njësisë së Krimeve të Specializuara të Policisë Metropolitane dhe Agjensisë së Luftës kundër Krimeve të Renda.

Inspektori-detektiv Steven Mails  tha se “si rezultati i operacionit  mbi 65 mijë stërlina në vlerë kanabis sativa pa dyshim për t’u tregtuar në rrugët e Londrës është shmangur nga qarkullimi.

Vendimi i dhënë sot nga gjykata është reflektim i vendosmërisë së agjensive të angazhuara në luftën kundër rrjeteve kriminale që furnizojnë me drogë dhe arrijnë përfitime nga aktivitetet e tyre të paligjshme.

“Gjatë procesit gjyqësor u theksua se pasditen e 18 nëntorit të vitit 2010, Xhimi Marku dhe Mekkourt kishin lënë një takim në një vend në rrugen Willesden High Road dhe pas telefonateve me irlandezin dhe me mbrritjen e Xhimi Markut  dhjetë pako u transferuan nga automjeti i shqiptarit, Adriatik Dosti në bagazhin e e makinës së irlandezit me një peshë prej 10.2 kg.

Xhimi Marku është dënuar me 9 muaj burg, Anton Prenga me 13 muaj burg dhe Adriatik Dosti së bashku me irlandezin Mekkort me dhjetë javë. Xhimi Marku është konsideruar në radhet e komunitetit shqiptar në Angli si modeli i sportistit dhe shqiptarit të suksesshëm i cili sa herë konkuronte për titullin “Njeriu më i fortë në Britani”, të cilin e ka fituar tre herë, edhe pse garonte për Anglinë nuk linte pa përmendur me krenari origjinën e tij shqiptare.

Top Channel