Shkodër, protesta ndërpret rrugën

05/03/2012 00:00

Banorët e lagjes Dobrac në Komunen Rrethina të Shkodrës kanë zhvilluar
një protestë, ku kanë kërkuar që të ndërpriten punimet për ndërtimin e
bajpasit të Shkodrës sepse ata nuk janë në listën e kompensimeve.

Inspektoriati i Policise Ndërtimore ne komunen Rrethina nuk ka lejuar qe firma te vazhdoje pune pasi sipas ketij inspektoriati kjo firme nuk disponon asnje dokument tekniko-ligjor per te nderhyre ne pronat e banoreve te kesaj zone. Konflikti mes banoreve dhe ndertuesve nisi para dy ditesh.

Ndersa punimet per momentin ne zonen ku ka pronar eshte nderprere forca te policise kane nisur te negociojne me banoret dhe drejtues te komunes qe te lejojne firmen per te vazhduar punimet.

Top Channel