28 Nëntori nuk do të mund të festohet zyrtarisht nga shqiptarët e Maqedonisë. Kjo pasi deputetët maqedonas të partisë më të madhe në vend VMRO-DPMNE u shprehën kundër propozimit të Partisë Demokratike Shqiptare për plotësimin e ligjit për festat, me cka parashikohej që dita e flamurit kombëtarë të shpallet festë për shqiptarët e Maqedonisë.

Deputetët e BDI-së kanë përkrahur propozimin e PDSH-së, megjithatë ky fakt nuk ka shmangur debatet mes deputetëve të këtyre dy subjekteve.

“Në bazë të ligjit ekzistues 28 Nëntori nuk është festë për shqiptarët në Maqedoni. BDI gjithmon improvizon se shënon festa të ndryshme duke I gënjyer shqiptarët për poena politik se festojnë festa në mënyrë institucionale. Ky propozim ju mundëson edhe juve të BDI-së në mënyrë isntitucionale të festohet si festë shetërore për shqiptarët e Maqedonisë kjo festë”, deklaroi Bekim Falziu, deputet i PDSH-së.

“Ne nuk kemi as kompleks as frikë për të mbështetur projekte të cilat janë në interest ë shqiptarëve të Maqedonisë. Ju thatë se jot ë gjithë shqiptarët festojnë njësoj 28 Nëntorin dhe unë pajtohem plotësisht se jot ë gjithë shqiptarët e festojnë njësoj 28 Nëntorin. Në fakt , të gjith shqiptarët në Maqedoni e festojnë 28 Nëntorin përpos atyre që marrin urdhëra nga PDSH-ja që më 28 Nëntor të heshtin apo të rrijnë në shtëpi”, tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.  

Në debatin rreth propozimit për zyrtarizimin e festës së flamurit kombëtar në Maqedoni, u përmend edhe vrasja e dyfishtë në Gostivar, që nxiti shkëmbimin e akuzave të ndësjellta mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së.

Top Channel