Disa shpërthime tronditën ndodhen në orët e pasdites në fabrikën e Feronikelit në Drenas, rreth 30 km larg Prishtinës. Të paktën 4 punëtorë Hysni Podrimçaku, Halit Gashi, Nexhmedin Sallahu dhe Skënder Nika u u lënduan  gjatë shpërthimeve.

Në panik dhe duke kërkuar informacione për të afërmit në fabrikë, dhjetëra banorë të Drenasit u mblodhën para ferronikelit. Menaxheri i fabrikës dhe policia nuk lejuan hyrjen e tyre.

Situata u tensionua kur banorët të zemëruar u përpoqën të hapnin me forcë dyert e jashtme të fabrikës, e duke kërkuar që të paktën të lejohej hyrja e përfaqësuesve të mediave.  Policia perdori spraj për të shpërndarë banorët dhe arrestoi një prej tyre.

Në një komunikatë për media kompania njofton shkaqet e incidentit që ndodhi rreth orës 18:30. Sipas saj, në furrën elektrike numër 1 të ferronikelit, ka ndodhur një rrjedhje metali nga bërthama ftohëse me ujë. Metali ka rënë në kontakt me ujin ftohës dhe kjo ka shkaktuar shpërthimin thuhet në komunikatë.

Sipas kompanisë,  tre persona kanë marrë disa djegieve shumë të lehta. Ata ndodhen në shtëpi njofton komunikata dhe puna do të vazhdojë normalisht.

Kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në fabrikën e ferronikelit në Drenas. Në fund të gushtit të kaluar një shpërthim i ngjashëm por pa viktima zemëroi banorët e Drenasit, të cilët po ashtu si sonte, në shenjë proteste bllokuan hyrje-daljet e ferronikelit. Po ashtu prej kohesh banorët ankohen edhe për ndotjen që u shkakton puna në këtë fabrikë. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA