Ish-kryeministri islandez në gjyq

05/03/2012 00:00

Ish-kryeministri islandez, Geir Haarde do të përballet me drejtësinë para një gjykatë speciale, pasi akuzohet për neglizhencë gjatë krizës ekonomike të vitit 2008.

Tre bankat kryesore të Islandës falimentuan gjatë kësaj krize. Akuzat për neglizhencë vijnë pasi ai si kryeministër nuk kishte hartuar masa financiare që të garantonin sigurinë financiare për vendin

Vet ëish-kryeministri Haarde i ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se ka bërë gjithmonë atë që ai mendonte se ishte më e mira për vendin. Ai tha se akuzat janë një persekutim politik që do të demaskohet gjatë shqyrtimin nga gjykatësit.

Një pjesë e islandezëve e cilësojnë gjyqin ndaj Haarde si “dashin e Kurbanit” ndërsa të tjerë thonë se përgjegjësia publike ndaj kolapsit financiar të vendit është thelbësore dhe dikush duhet ta mbajë atë.

Top Channel