Në faqen e internetit www.europe.eu, në hartën e Evropës, ku me ngjyra dallohen shtetet anëtare të BE-së, ato kandidate dhe shtetet e tjera, Kosova nuk shfaqet më si pjesë e Serbisë.

Kosova figuron si pjesë e Serbisë në kategorinë “shtetet e tjera evropiane”, por nëse klikohet tek harta e Serbisë, ajo shfaqet pa pjesën e Kosovës.

Kështu, të dhënat për Serbinë tregojnë se ky shtet ka një sipërfaqe prej 77 mijë e 474 kilometra katrorë dhe jo më 88 mijë e 361 siç pretendon Beogradi zyrtar.

Menjëherë ka reaguar Partia Demokratike e Serbisë, e kryesuar nga Vojisllav Koshtunica, e cila e ka cilësuar këtë ndryshim si të papranueshëm.

PDS është shprehur e irrituar duke vlerësuar se, ndërkohë që Beogradi ka vendosur flamujt e BE-së pas marrjes së statusit të kandidatit, BE ka hequr Kosovën nga harta e Serbisë.

“Në momentin që Serbia ka marrë statusin e kandidatit, shteti ka vendosur në ndërtesat e qeverisë dhe Parlamentit flamujt e BE-së. Ndërsa BE ka nxituar që në faqen e tij të internetit të vendosë hartën e Serbisë pa Kosovën”, ka deklaruar zëdhënësi i PDS-së, Petar Petkoviç.

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi u ka shpërndarë gazetarëve një faqe të printuar nga faqja zyrtare e BE-së, në të cilën shfaqet Serbia pa Kosovën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA