Rusi, analistët: Pas fitores, presidenca jo e qetë

04/03/2012 21:35

Prej viteve 1999, zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk kanë qenë kaq intriguese. Mbi cdo gjë tjetër janë një test për 12 vitet e pushtetit të Vladimir Putinit.

Loja e shkëmbimit të postit me Dëmitrij Medvjedev dhe deklarata për të kandiduar sërish është pritur keq, jo vetem nga opozita që e akuzon për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit por edhe nga shtresa e mesme, e cila e konsideron pushtetin e tij si një, “kleptokraci të keq qeverisur”.

Asnjë prej katër kandidateve të tjerë në garë nuk kanë marrë pjesë në protestat anti-Putin, më të mëdhatë që ishin parë në Rusi, këto vitet e fundit.

Vladimir Putin, me rrip të zi në karate, me një fizik të admirueshëm, është shfaqur si njeriu që mbi të gjitha ka shpëtuar vendin dhe i ktheu Rusisë, statusin e superfuqisë botërore, për t’i bërë qëndresë, sic thotë shpesh ai, hegjemonisë perëndimore.

Kohët e fundit, ai ka shtuar retorikën anti-amerikane duke e akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të sjellë një revolucion në Rusi, njësoj si në Lindjen e Mesme.

Ndërsa i revoltoi jo pak kundërshtarët politikë, duke refuzuar debatet televizive me argumentin se është shumë i angazhuar në detyrën e kryeministrit të vendit.

Organizatorët e protestës dhe grupet e shoqërisë civile kanë shtuar përpjekjet për t’i kontrolluar mirë këto zgjedhje.

Janë dy grupe të mëdha të pavarura: “Liga e Votuesve”, e themeluar në janar nga një grup figurash publike që luajten nje rol të rendesishëm në protestat e dhjetorit dhe “Rosvibori” që drejtohet nga blogeri i njohur Aleksei Navalni.

Këto grupe bashkëpunojnë me “Golos”, një ndër organizatat e vjetra në monitorimin e zgjedhjeve.

Qellimi i tyre është të tërheqin sa më shumë vullnetarë, perfshirë video nga YouTube apo aplikime të posacme për telefonat e gjeneratës së re.

Autoritetet janë përgjigjur me vendosjen e kamerave në 95 mijë qëndrat e votimit. Ndërsa Televizioni është mediumi më i ndjekur në Rusi, një tjetër i bën sfidë Vladimir Putinit: Interneti. Zërat opozitare janq tani të pranishëm në ueb. Interneti ishte frymëzimi dhe zanafilla e protestave kundër tij në Rusi.

Top Channel