Tre të rinj shqiptar janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh të shtunën para mesnate në qendër të qytetit të Mitrovicës.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në QKUK të Prishtinës për hospitalizim dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka njoftuar se tre persona të përfshirë në këtë rast janë ndaluar në polici dhe një armë që është gjetur në posedim të njërit prej tyre është konfiskuar.

“Besohet për më shumë armë të jenë vënë në përdorim, ndërsa në vendin e ngjarjes kane shkuar hetuesit, të cilët kanë izoluar zonën dhe kanë nisur hetimet”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, policia nuk ka arritur të mësojë akoma motivet e kësaj ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA