Dy zjarre paralel në Tiranë

04/03/2012 00:00

Dy zjarre shpërthyen gjatë orëve të mbrëmjes në dy pika të ndryshme të kryeqytetit.

Fillimisht u raportua për një zjarr të madh në një fabrikë polesteroli në Allias, ndërsa pak caste më pas një tjetër zjarr u shënua në një pallat në zonën e “Zogut të Zi”.

Në vendgjarje mbërritën policia dhe zjarrfikësit për të evakuar banorët nga zona e rrezikut. Zjarri i rënë në pallat ka bllokuar daljen e banorëve për disa minuta. Tymi përfshiu të gjithë pallatin 15 katësh, ndërsa zjarri ra në katin e parë të tij.

Shumë banorë kërkonin ndihmë, ndërsa mungonte energjia elektrike. Gjithsesi edhe pse situata dukej e vështirë forcat RENEA evakuan banorët e pallatit.

Pas disa castesh situata është vënë nën kontroll, ndërsa nga banorët nuk mbeti askush i lënduar, bëjnë të ditur raportimet paraprake.

Deri tani nuk janë sqaruar shkaqet e zjarreve.

Top Channel