Sarkozy kundër votës së të huajve

03/03/2012 18:35

Franca është përfshirë nga ethet e fushatës për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin prill. Një ndër temat ku presidenti aktual dhe kandidat i së djathtës për një tjetër mandat në këtë post, Nicolas Sarkozy dhe rivali i tij socialist, Francois Hollande kanë ndasi të mëdha, është vota e emigrantëve.

Në një takim elektoral të pak ditëve më parë, socialisti Hollande pati propozuar që në votim të përfshihen edhe persona të huaj që kishin disa vite që jetonin e punonin në Francë. Por ky propozim ka ndeshur në kundërshtimin e fortë të Sarkozy që e ka cilësuar atë si “një atentat kundër Republikës”.

“T’u japësh të drejtën e votës të huajve është një atentat kundër republikës”, tha presidenti francez gjatë një takimi elektoral në qytetin e Bordosë.

E majta franceze propozon pjesëmarrje të personave jo komunitarë në zgjedhjet lokale në vend dhe ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Gueant, një ndër personat më besnikë të Sarkozy, për ksenofobi.

Top Channel