Plagosja në Vlorë, arrestohet i dyshuari Sakaj

03/03/2012 00:00

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Paulo Sakaj si të dyshuarin kryesor
për plagosjen e Zaho Danaj, ngjarja kjo e ndodhur në datën 29 shkurt në
qytetin bregdetar.

Ndaj Sakajt eshte ngritur akuza e vrasjes sembetur ne tentative. Sakaq ne te njejtin operacioni blute e Vlores kane vene ne pranga edhe dy persona te tjere, Albi Nazaj i kerkuar per vjedhje si dhe Kristian Balliun i akzuar per kundershtim te punonjesit te policisë dhe perkrahje te autorit te krimit.

Keta persona sipas policise se Vlores ne momentin e arrestimit kane kundershtuar dhunshme forcat e policise ndersa kane perplasur me mjetin e tyre dy mjete te policise qe i ishin vene ne ndjekje. Pas ndryshimit te drejtuesve te Drejtorise se Policise se qarkut Vlore, jane realizuar disa arretsime te personave te shpallur ne kerkim, ndersa jane zbardhur brenda pak diteve disa ngjarje te renda te ndodhura ne qytetin bregdetar.

Top Channel