Moody’s e uli sërish nivelin e besueshmerisë së Greqisë për kreditim dhe
paralajmëroi se vendi vazhdon të kërcënohet nga falimentimi,
pavarësisht paketës së ndihmës së miratuar nga liderët europianë dhe
qethjes së gjysmës së huave nga kreditoret privatë.

Nga niveli “Ca”, ku qendronte deri tani, Athina eshte zbritur ne “C”, me i uleti ne shkallen e vleresimeve. Ky vendim, sqaroi firme e vleresimit te riskut, e mori shtysen nga propozimet e shpallura se fundi mbi shkembimin e borxhit grek, te cilat perfshijne humbje per investitoret ne masen mbi 70%.

Marreveshja me BE-ne fshinte 107 miliarde euro nga borxhi grek. shkembimi i planifikuar i borxhit, i cili i shtyn investitoret private mbajtes te letrave greke me vlere, te shuajne nje pjese te mire te huase prej 206 miliarde eurosh, per Moody`s demonstron qarte se rreziku i falimentimit mbetet i pranishem.

Edhe pse e pranon qe marreveshja ishte e domosdoshme per stabilizimin e Greqise, firma serish kembengul se problemet nuk jane zgjidhur dhe se sfidat me te cilat perballet vendi, vazhdojne te mbeten te medha. “Greqia,- thuhet ne deklaraten shoqeruese te vendimit te saj,- ka shume pak gjasa te siguroje aksesin ne tregun privat ne momentin kur parate e paketes se dyte te ndihmes te shterojne”. Sa per reformat e planifikuara fiskale dhe ekonomike, implementimi i tyre serish perballet me rreziqe serioze. Ne fillim te kesaj jave, agjensia tjeter e vleresimit te riskut, Standard & Poor’s e klasifikoi borxhin grek si ne “falimentim selektiv”.

Top Channel