30 vjet nga vdekja e John Belushi-t

03/03/2012 19:10

30 vjet më parë, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1982, u gjet i vdekur në shtratin e tij në dhomën e një hoteli në Los Angeles, John Belushi, komediani, këngëtari dhe aktori hollivudian me famë botërore e me origjinë shqiptare.

Ai u lind në 24 janar të 1949 nga prindërit shqiptarë, Anjeza dhe Adam Belushi, që emigruan në Illinois nga rrethinat e Korçës dhe ishte fëmija i parë i familjes së madhe të Anjeza dhe Adam, cifti shqiptar që solli në jetë edhe Billy-n, James-n dhe vajzën e vetme Maria.

Hapat e para në botën e artit do t’i hidhte në vitin 1971 kur bashkohet me trupën e teatrit në Chicago, “The Second City”, ku pas spikatjes në role joprotagoniste ngjit shkallët për t’u shndërruar në ikonën e trupës.

Mori famë në të gjithë Amerikën me realizimin e Saturday Night Live, një spektakël televiziv që ai e udhëhoqi deri në vitin 1979, kohë kur u shkëput për t’iu përkushtuar karrierës në film. Ai mori pjesë në tre filma bashkë me Dan Aykroyd, “1941”, “Neighbors” dhe filmi që i dha famë në mbarë botën, “The Blues Brothers”.

Top Channel