Zjarri shtrenjton naftën

02/03/2012 00:00

Raportet e shpërthimit të një naftësjellesi në Arabine Saudite ndikuan
menjëherë në çmimin e arit të zi, duke e katapultuar në nivelin më të
lartë të 43 muajve.

Zhvillimet ne vendin me te madh prodhues te naftes ne bote kane bere qe kuotimi i naftes krudo te rritet me 5,74 dollare duke mberritur ne 128,4 dollare per fuçi, me i larti qe prej korrikut 2008. Zyrtaret saudite nxituan t’i pergenjeshtrojne raportet alarmuese, duke ndihmuar keshtu qe çmimi te riniste stabilizimin pasi preku pikun ne bursat aziatike.

Jane nje sere faktoresh qe kane ndikuar ne kuotimin e naftes, perfshi tensionet mbi planet berthamore te Iranit apo trazirat rajonale. Por nivelet e fundit ia kalojne edhe atyre te mberritura gjate luftes civile ne Libi vitin qe shkoi.

Ndikimi i menjehershem qe pati lajmi i shperthimit ne Arabine Saudite deshmon serish nervozizmin e madh te tregjeve dhe ndjeshmerine e tyre ndaj çdo situate qe lidhet me problemet e furnizimit. Ky eshte dhe ngerçi me i madh me te cilin perballen aktualisht: çdo zhvillim ne vendet furnizuese mund te kete impakt mbi oferten dhe kerkesen, duke bere qe tregtaret te reagojne me shpejt ndaj spekullimeve, e kjo rrit paqendrueshmerine.
Raportet-shkaktare te luhatjeve te fundit vinin nga media iraniane, pikerisht ne nje kohe kur tensionet mes shteteve te bashkuara, aleateve te tyre dhe republikes islamike jane ne pershkallezim te vazhdueshem.

ëashingtoni e ka kercenuar Teheranin me sanksione qe do te shenjestrojne eksportet e tij te naftes, ai vete paralajmeron se do te mbylle ngushticen e Hormuzit nga ku kalon 40% e anijeve cisterne te arit te zi neper bote, e kjo lufte kercenimesh sipas eksperteve ka krijuar nje pasiguri te pergjithshme ku çdo raport, qofte edhe i pakonfirmuar si ky i fundit mund te kete ndikim te jashtezakonshem e pasoja aspak per t’u nenvleresuar.

Top Channel