Zelandë e Re, do të shembet katedralja e Christchurch

02/03/2012 00:00

Përkundrejt kundërshtimit konservatorist, zyrtarët në qytetin e
Christchurch-it në Zelandën e Re të goditur nga një sërë tërmetesh në
2011-tën, kanë vendosur shembjen e katedrales simbol të tij, të dëmtuar
përtej çdo mundësie riparimi.

Në vend të saj po në të njejtin vend do te ngrihet nje katedrale e re. Megjithate shume vete e kundershtojne planin dhe kerkojne qe ai te rishikohet. Termeti i pare, ai i 22 shkurtit, shenoi dhe fatkeqesine me te rende natyrore qe Zelanda e Re kishte pare ndonjehere ne 80 vjet. 185 vete humben jeten nga lekundjet e dhunshme te tokes atehere. Katedralja e ndertuar ne fund te shekullit te 19-te, ishte nje prej objekteve historike te ketij qyteti.

Por termeti 6,3 ballesh qe shkaterroi mijera ndertesa ne Christchurch, e demtoi keqas strukturen e saj, ndersa goditjet pasuese, e dobesuan akoma me shume. Zyrtaret sqarojne se per shembjen e saj tani nuk do te perdoren buldozere, por do te kryhet me shume kujdes dhe respekt. “E kuptojme nivelin e larte te interesit te komunitetit per kete ceshtje, – thuhet ne nje deklarate te peshkopes anglikane Victoria Mattheës, – por po flasim per nje ndertese ikone, nje vend te perhershem adhurimi per shume njerez. Duhet te jemi te ndergjegjshem te gjithe qe tashme kjo godine eshte e rrezikshme”.

Ne deklarate nuk jepen te dhena kohore per shkaterrimin e katedrales se vjeter dhe ndertimin e te rese. Ne fillim, prej aty do te hiqen objektet e trashegimise, perfshire xhamat e pikturuar te dritareve apo guret perkujtimore. konservatoristet kembengulin qe kisha ta rishikoje vendimin e saj dhe thone se zyrtaret duhet te perpiqen te gjejne nje menyre tjeter per ta mbajtur ne kembe strukturen e demtuar.

Top Channel