Sarkozy goditet me vezë

02/03/2012 01:02

Presidenti francez Nikola Sarkozy u prit me vërshëllima, sharje dhe vezë në Bejon, kryeqendrën e rajonit bask, në Jug-Perëndim të Francës ku po zhvillonte fushatë në prag të zgjedhjeve presidenciale të Prillit.

Disa prej tyre bërtisnin “Nikola kampora” që në gjuhën baske do të thotë “Nikola Ik”.

Mbi të u lëshuan dhjetëra fletë-palosje ku kërkohej një autonomi më e madhe për rajonin bask në Francë.

Forca të shumta policie u zhvendosën në barin ku ai gjeti strehë për më shumë se një orë. Dukshëm i revoltuar, Sarkozi e quajti incidentin “dhunë të pakicave dhe sjelljen, të pakuptimtë.

“Këtu jemi në Francë, në territorin e Republikës Franceze dhe presidenti shkon në cdo pjesë të saj. Nëse kjo nuk i pëlqen një pakice ngatërrestare, aq më keq për ata”, tha Sarkozy.
 
Ai u shpreh i hidhëruar, duke folur për lidhje mes militantëve të rivalit të tij Hollande dhe separtistëve baskë në këto protesta të dhunshme për të terrorizuar njerëzit e thjeshtë, të cilët duan vetëm një gjë, argumentoi Sarkozi, të më takojnë e të flasin me mua”.

Një përfaqesues i stafit të fushatës së Hollande dënoi cdo lloj dhune si dhe konfirmoi se asnjë socialist nuk ishte i përfshirë në ngjarjet e Bayone.

Sondazhet tregojnë se Sarkozi renditet pas Hollande, megjithëse presidenti francez po përpiqet të ngushtësojë hendekun e krijuar.

Top Channel