Rrezikohet misioni i NATO-s në Afganistan

02/03/2012 00:00

Abdul Sabor, njeriu që vrau dy oficerë të NATO-s në ambientet e Ministrisë së Brendshme afgane në Kabul, nuk duhej të merrte kurrë lejen për të hyrë aty brenda.

Një listë e gjatë gabimesh në siguri ndihmuan në arratisjen e tij nga ndërtesa. Ky ishte episodi i radhës por më i rëndi kur anëtarët e forcave të sigurisë afgane qëllojnë mbi personelin e NATO-s.

Sipas analistëve arsyet janë të ndryshme, por ato nuk ndyshojnë rezultatin final. Dyshimi dhe shqetësimi gjithnjë e në rritje mes NATO-s dhe partnerëve afganë të Aleancës. Krerët e të dyja palëve kanë trumpetuar se këto incidente nuk mund të prishin bashkëpunimin mes tyre, por në terrren situata është ndryshe. Besimi i ushtarëve të NATO-s tek kolegët e tyre afganë ka rënë në minimum, duke deklaruar se tashmë u duhet të flenë me një sy hapur, pa llogaritur masat e mefshta të sigurisë të ndërmarra nga afganët, shqetësimi më i madh është se si mund të ndalosh një ushtar që u kthen armën kolegëve të tij.

Mosbesimi ka cuar ushtarët e NATO-s të mbajnë armët e tyre pa sigurisë edhe brenda bazave, si një formë mbrojtjeje personale ndaj armikut që mund të jetë i veshur me uniformën e ushtarit afgan.

Top Channel