Pasaportat, shqiptarët aplikime edhe në Londër

02/03/2012 00:00

Shqiptaret e Britanisë së Madhe dhe ata të Republikës së Irlandës, nëse
do të ketë kërkesë të mjaftueshme për hapjen e një zyre do të mund të
aplikojnë për marrjen e pasaportave të reja biometrike në Ambasaden
shqiptare në Londër.

Ky eshte projekti i ri i kryediplomatit shqiptar ne Britani Mal Berisha i sapoardhur me detyren e te Ngarkuarit me Pune, i cili kerkon te bindë zyrtaret ne Tirane se numri i shqiptareve qe jetojne ne Britani, aq me teper qe tani ka mbaruar dhe afati i pasaportave te vjetra, eshte vertet i mjaftueshem qe do te justifikonte nevojen e hapjes se nje zyre edhe ne Londer prane Ambasades.

Berisha thote per Top Channel se “synimi eshte qe ashtu si ne Rome, Milano apo Athine t’u vijme ne ndihme shtetasve shqiptare ne kuader te perpjekjeve te qeverise shqiptare per tua ofruar kete sherbim qytetareve sa me afer qe te jete e mundur”.

Ne njoftimin zyrtar Ambasada shqiptare kerkon nga gjithe shqiptareve qe deshirojne marrjen e pasaportes te dergojen nje e-mail ne adresen e hapur per kete qellim e cila eshte [email protected].

Mesohet se kerkesat do jene anonime. Kjo do te shmangte cdo frike nga shqiptaret, jo te paket ne Britani, qe jane regjistruar si te ardhur nga Kosova, por qe kane marre pasaportat britanike. Edhe pse faktikisht asnje shtetesi britanike e fituar nuk eshte anuluar nga autoritet britanike. “Ky do të jetë një test numerik, qe do të vlejë edhe për studimin e fizibilitetit ekonomik. Afati i aplikimit on-line fillon me datën 8 Mars dhe zgjat deri me datën 8 Prill”, thuhet ne njoftimin e Ambasades shqiptare.

Top Channel e ngriti perpara nje muaji nje shqetesim te tille dhe duket se lajmi ka rene ne veshet e vemendshem te kryedipllomatit te ri shqiptar ne Londer z.Mal Berisha. Nese do te hapej zyra e aplikimit te pasaportave ne Londer, do ishte padyshim nje lajm shume i mire per shqiptaret e ketushem , duke u kursyer atyre kohe dhe shpenzime nga shkuarja per kete qellim nga Britania ne Shqiperi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta