Obama: Jo subvencion për naftën

02/03/2012 00:00

Përpara se të niste mbledhjen e fondeve në New York, Barak Obama e ktheu
vështrimin nga New Hampshire i mbytur nga debora, ku kerkoi që Kongresi Amerikan te eleminoje subvencionet për kompanitë e naftës dhe të gazit.

“Nje shperdorim ofendues i parave te qeverise”, – ishte kjo shprehja e perdorur nga shefi i Shtepise se Bardhe, qe kritikon kompanitë ne fjale duke thene se po korrin fitime te ne nje kohe kur konsumatoret paguajnë çmime më të larta për të ngarë makinat e për të ngrohur shtëpitë e tyre.

“Pjesetareve e Kongresit mund t’ua them dhe ndryshe,- u shpreh Obama, – dy rruge keni, o te dilni ne krah te kompanive te naftes, o te mbeshtesni popullin amerikan”.

Presidenti perseriti ne kete menyre nje apel dhe vitin qe shkoi ne kohen kur cmimi gazit njihte vetem rritje. Ndalesa e tij ne New Hampshire synonte terheqjen e votuesve dhe studenteve në një program trajnimi teknologjik të automjeteve. Nga aty, u beri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit dhe të bëjmë më shumë për të nxitur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë.

Çmimet e karburantit janë ngritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës. Kandidatët republikanë për president i jane kunderpergjigjur sulmeve te Obames, duke e kritikuar për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja per ne SHBA.

Top Channel