Zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë dorëzuar sot ndërtesën që ka shërbyer si selia e tyre në Mitrovicë që prej vitit 1999.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë komuna e Mitrovicës. Kryetari Avni Kastrati ka deklaruar se pas shumë vitesh është pranuar më në fund kërkesa për lirimin e kësaj ndërtese.

Në ceremoninë e dorëzimit të godinës ishte i pranishëm edhe zëvendësshefi i UNMIK-ut, Robert Sorenson.

Objekti tashmë është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërkohë që personeli i UNMIK-ut ka kaluar në një ndërtesë tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA