Mediu: Të ndryshojë formula e shpërndarjes së mandateve

02/03/2012 00:00

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi nga opozita që të mos
bllokojë reformat, por të bashkëpunojë për to. Duke folur në punimet e
Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane Mediu kërkoi ndryshim të
formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa theksoi se Kodi aktual
deformon votën e elektoratit.

“Duam konkurrimin e subjekteve me lista të hapura. Votimi të kryhet duke bërë identifikimin e votuesit në mënyrë elektronike”, tha Mediu.

Kreu republikan, njëherazi ministër në qeverinë e koalicionit, theksoi se 12 kërkesat që i ka lënë detyrë BE-ja Shqipërisë janë detyrë e klasës politike.

“Konfliktet politike mund të na lënë jashtë strukturave evropiane. Shqiptarët kanë treguar se zgjedhja e tyre ka qenë Bashkimi Evropian”, tha Mediu.

Top Channel